ARSIMI

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” vatër e sukseseve të mëdha

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” po shënon edhe një përvjetor me suksese të mëdha, shkollë e cila ka bërë emër jo vetëm në Gjilan e Kosovë, por edhe jashtë vendit, ngase nxënës të kësaj shkolle në gara diturie e sportive, gjithnjë kanë sjellë rezultate të mëdha.

Sot, kur kjo shkollë shënon edhe një përvjetor të sajin, vitrinat në hollin e shkollës janë të stolisura me përplot medalje, kupa, diploma e mirënjohje, që secilit që viziton këtë kolektiv të vyeshëm ia bënë me dije se kjo është një vatër e sukseseve të mëdha, falë punës së drejtorisë së shkollës, mësimdhënësve, nxënësve e prindërve.

Përvjetori që e lamë pas nisi me sukses të nxënësve, vajza e djemë në garat e pingpongut, që në të dy konkurrencat ishin të parët, për të pasuar me sukseset në garat e matematikës, në të cilat nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” morën të gjitha vendet e para. Në këtë kolektiv të vyeshëm nuk kalon asnjë ditë pa ndonjë aktivitet, kështu në 26-vjetorin e vdekjes është përkujtuar dr. Xhavit Ahmeti, emrin e të cilit me krenari e mbanë Gjimnazi Natyror. Për të nxënë dije sa më tepër, gjithsesi se një rol të veçantë luajnë mjetet e konkretizimit si dhe pajisjet e tekonologjisë më të re, kurse falë një donacioni nga Zvicra, shkolla është pajisur me pesë kamera (skenerë), risi kjo për shkollat në Kosovë.

Dhjeta sesione e debate ka mbajtur Klubi i Karreriës i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, që ka trajtuar tema nga më të ndryshmet, duke patur mysafirë të profesioneve e drejtimeve të ndryshme, derisa nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre ishin shumë aktivë në organizimin e programeve kulturore e artistike në shëninimin e përvjetorëve për Ditën e Shkollës, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe datave të tjera të rëndësishme në historinë tonë.

Sukseset në Sport kanë vazhduar me vendin e parë në shah, pastaj në pingpong, për të vazhduar me sukseset në matematikë, ku tre matematikanë të shkollës u përzgjodhën të marrin pjesë në TST 2023. Për të arritur më shumë suksese në shkencë, në Gjimnazin Natyror është themeluar Klubi i Fizikanëve, gjë e cila më pas do të rezultojë me shumë vende të para, kurse nxënësi i ynë Lum Jerliu hyri në ekipin e Kosovës që do të marrë pjesë në IMO 2023 në Japoni.

Shumë aktivitete u mbajtën edhe për Javën e Psikologjisë, nuk kanë munguar as ligjëratat vetëdijesëuese në shumë tema të rëndësishme, pati ekspozita të artit pamor, në të cilat është shpalosur shpirti artistik e krijues i nxënësve tanë.

Një ndër sukseset më të mëdha të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pa dyshim ishte edhe e dhëna se në ekipin e Kosovës për garat ndërkombëtare të matematikës, në ekipin e vendit tonë zunë vend tre nxënës nga Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”. U mbajt edhe “Java e Barazisë Gjinore”, aktiviteti “Një kartolinë për ty”, pasuan sukseset në basketboll dhe nxënësit tanë fituan tri vende kualifikuese në Garat Republikane të Fizikës. Mësimdhënësi i ynë Tahir Arifi është zgjedhur në mesin mësimdhënësve më të mirë në Kosovë, vajzat dolën të parat në garat e futsallit, të basketbollit, volejbollit e në sporte të tjera.

Nxënësja Era Januzi u nderua me mirënjohje nderi në Olimpiadën e XII Matematike Evropiane për Vajza të mbajtur në Slloveni e nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dolën fitues të Olimpiadës së Ekonomiksit në nivel vendi, kurse ekipi i djemve në volejboll u shpallën kampion të Kosovës.

Në Testin e Maturës, nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” shkëlqyen në nivel vendi, ngase testin e maturës në afatin e parë e kaluan 96,03 përqind e nxënësve.

Përpos laboratorëve të pasur me pajisje e kabineteve, shkolla e jonë është pasurur me shumë libra nga donatorë. Kjo shkollë është vizituar nga mysafirë të shumtë, kurse drejtoria e shkollës në krye me drejtorin Bekim Mustafa e zëvendësdrejtorin Agim Asllani të gjithë nxënësit e mësimdhënësit që kanë arritur suksese i ka mirëpritur, duke i shpërblyer për sukseset e arritura.

Në përvjetorin e ri që po hyjmë, sukseset e arritura janë shtytje për të arritura të reja, andaj nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, me krenari vazhdojnë rrugëtimin në arritjen e dijes.

You Might Also Like