OPINION

Kompensimi i orëve të humbura në arsim gjatë ditëve të vikendit, nga njëri gabim – në gabimin tjetër!

Samir Berisha

Të humben orët mësimore për një muaj dhe të bëhemi sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe për këtë askush të mos jap llogari është e çuditshme. Për një muaj grevë, e që u stërzgjatë si rezultat i inateve dhe tekeve tipike shqiptare, e cila për mendimin tim më tepër se dy ditët e para (enjte&premte) ka qenë absolut e panevojshme dhe me dëme të mëdha.

Zëvendësimi efikas i këtyre orëve të humbura është thuajse i pamundur të arrihet 100%, kalendari i ri shkollor i përshpejtuar për kompensimin e ditëve të humbura gjatë ditëve të vikendeve dhe pushimeve dimëror, pranverore e veror është gabimi i radhës në këndvështrimin tim. I njëjti është shumë ngarkesë për të gjithë. Ky kalendar çrregullon shumëçka në jetën e të gjithëve në këtë vend, e parasë gjithash të vet nxënësve të cilëve ua pamundëson zhvillimin e aktiviteteve të tjera në talente, hobi, sporte e të tjera. Shkolla ju mjafton pesë ditë në javë, vikendet e pushmet u takojnë atyre të zgjedhin vet se çka duan bashkë me prindërit e gjyshërit.

Jo me shumë argumente e as bindja nga ana ime, por ndoshta mënyra më e mirë për zëvendësimin e këtyre orëve të humbura është: vazhdimi i procesit të rregullt mësimor në përfundim të vitit shkollor jo më shumë së dy javë, dhe nga ana tjetër t’i lihet një autonomi mësimdhënësit në riplanifikim; si fuzionimin e disa njësive mësimore në ato fusha ku ka hapësirë, diku-diku të planifikohen më pak orë të tipit përsëritje, përforcime apo aktivitete të ndryshme brenda e jashtëshkollore me qëllimin e vetëm që të mbulohen sa më mirë orët e humbura.

Nëse grevën e organizoj sindikata dhe “inati” është mes qeverisë dhe sindikatës kjo luftë të vazhdoj mes tyre, por mos të përsëritet gabimi i radhës me përfshirjen e nxënësve dhe prindërve me ditët e vikendeve e pushimeve sepse kjo është mbingarkesë për të gjithë e në veçanti për vet nxënësit.

You Might Also Like