Libri

U promovua Monografia “Familja Osmani nga Tërstena”, e bashkëautorëve Islam H. Osmani dhe Hysni R. Osmani

Në ambientet e restorantit “Gold”, në prezencën e afro 300 familjarëve, sot në Gjilan, u promovua solemnisht Monografia “Familja Osmani nga Tërstena”, të koautorëve Islam H. Osmani dhe Hysni R. Osmani. Recenzentë ishin: Sylejman Osmani e Bajram Osmani.
Monografinë “Familja Osmani nga Tërstena” e përgatiti për botim Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) në Tiranë, ndërsa u Shtyp në Shtëpinë Botuese “Mileniumi i ri”, në Tiranë!
Me këtë Monografi, koautorët Islam e Hysni Osmani, sikur i ngrisin një monument familjes së madhe bujare e fisnike, të dy degëve, të Lisockëve dhe Hajkobillëve, të shpërngulur në Gjilan, Prishtinë, Kamenicë, Shkup, Tiranë, Turqi e gjetiu!

Nexhmedin Ymeri

You Might Also Like