Viti

Komuna dhe Ministria e Infrastrukturës do të bëjnë shënimin e sinjalistikës së rrugëve regjionale të komunës së Vitisë

Komuna e Vitisë, krahas punëve intensive që po bënë në realizimin e projekteve të ndryshme të nevojshme të infrastrukturës fizike për përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të hyrat vetanake financiare dhe të donatorëve të ndryshëm ka nisë edhe një projekt me rëndësi në shenjzimin e rrugëve lokale por edhe diku diku edhe në disa lokalitete të cilat përshkohën edhe me rrugët regjionale sin ë Pozharan ,Sadovinë të Jerlive në Drobesh që kalon rruga rajonale Viti-Gërlicë.

Sipas fjalëve të Skender Ahmetit, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Viti, përpos rrugëve lokale të komunës së Vitisë, ku po bëhet sinjalizimi dhe vendet për këmbësorë, Komuna e Vitisë ka arritur marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës që sinjalistika të bëhet edhe në rrugët regjionale që përshkojnë këtë komunë.Këto ditë Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Viti Skender Ahmeti, së bashku me inspektorin e komunikacionit Bushat Zuka, kanë vizituar vendet ku është duke u bërë sinjalizimi i rrugëve, përmes së cilave synohet shtimi i vigjilencës së ngasësve dhe këmbësorëve për rrezikun që mund ti kanoset në trafik.

Drejtori Ahmeti tha se ne kemi filluar ditë më parë që të bëjmë sinjalizimin si komunë, por tani do të kemi mbështetje edhe nga Ministria e Infrastrukturës për ta realizuar këtë projekt. “Ndonëse janë nën kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës, disa vende ku cilësohet si

rrugë regjionale, ne kemi intervenuar dhe kemi barë sinjalizimin për këmbësorë në Gërmovë, Sadovinë të Jerlive, Drobesh,Pozharan etj, me qëllim që të evitojmë aksidentet e mundshme dhe të shtojmë vëmendjen e këmbësorëve dhe ngasësve të automjeteve përmes këtyre sinjalizimeve”, ka thënë Ahmeti.Aziz Zuka

You Might Also Like