Gjilan

Komuna e Gjilanit dhe KEC nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për fuqizimin dhe aftësimin e të rinjve përmes mundësive të reja

Komuna e Gjilanit dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në zbatimin e projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja-YEEP2”.

Në emër të kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, Memorandumin e Mirëkuptimit e ka nënshkruar nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, në një ceremoni solemne ku kanë marrë pjesë edhe drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani, përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe organizatave.

Prezent ishin edhe të rinjtë përfitues të fazës së parë të projektit, të cilët ndanë përvojat dhe sukseset e tyre.

Nënkryetarja Morina Bunjaku ka thënë se projekti “YEEP2” është iniciativë trevjeçare e dizajnuar të zhvillojë shkathtësi për punësim dhe ndërmarrësi tek të rinjtë, duke krijuar botëkuptim pozitiv për të ardhmen e tyre.

Projekti përqendrohet në perspektivat e përmirësuara të punësimit dhe pjesëmarrjen aktive në tregun e punës të të rinjve të cenueshëm, në komunën e Gjilanit.

Komuna e Gjilanit dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në zbatimin e projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja-YEEP2”.

Në emër të kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, Memorandumin e Mirëkuptimit e ka nënshkruar nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, në një ceremoni solemne ku kanë marrë pjesë edhe drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani, përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe organizatave.

Prezent ishin edhe të rinjtë përfitues të fazës së parë të projektit, të cilët ndanë përvojat dhe sukseset e tyre.

Nënkryetarja Morina Bunjaku ka thënë se projekti “YEEP2” është iniciativë trevjeçare e dizajnuar të zhvillojë shkathtësi për punësim dhe

ndërmarrësi tek të rinjtë, duke krijuar botëkuptim pozitiv për të ardhmen e tyre.

Projekti përqendrohet në perspektivat e përmirësuara të punësimit dhe pjesëmarrjen aktive në tregun e punës të të rinjve të cenueshëm, në komunën e Gjilanit.

You Might Also Like