ARSIMI

Kontributi i Shoqatës së Informatikës për Strategjinë e Arsimit 2022-2026

Shoqata e Informatikës mori pjesë në diskutimin publik për Draft-Strategjinë e Arsimit 2022-2026 që u mbajt më 6 korrik 2022. Aty kontribuam në diskutimin publik dhe në grupet punuese. Ndërsa sot e dërguam emailin me kontributin me shkrim, si vijon:

I nderuar z. Haki dhe zëvendës-ministër Dukagjin,
Ju falemnderit për organizimin e takimit publik për diskutimin për Strategjinë e Arsimit 2022-2026.
Bashkëngjitur është kontributi i Shoqatës së Informatikës për Draft-Strategjinë.
Janë bashkëngjitur katër (4) dokumente:
  • SHI – Kontribut për Strategjinë e Arsimit 2022-2026.pdf
    • është dokumenti kryesor që e përmban kontributin tonë për strategjinë
  • Bazat e Shkencës Kompjuterike – Planprogramet.pdf
    • i përmban planprogramet e kursit Zbulimet e Shkencës Kompjuterike (Computer Science Discoveries) të përmendura te Objektiva specifike SHI1 – Advanced Placement (Gjetja paraprake e vendit për studim)
  • Parimet e Shkencës Kompjuterike.pdf
    • e përmban planprogramin e kursit Parimet e Shkencës Kompjuterike (Computer Science Principles) të përmendur te Objektiva specifike SHI1 – Advanced Placement (Gjetja paraprake e vendit për studim)
  • Garat e programimit – draft-koncepti (nga niveli rajonal e tutje).pdf
    • e përmban konceptin fillestar të garave të programimit të përmendur te Objektiva specifike SHI2 – Olimpiada Ndërkombëtare e Informatikës
Nëse keni nevojë për informata shtesë, ju lutem ndihuni të lirë të na kontaktoni!
 
Gjithë të mirat,
Ridvan Bunjaku
kryetar i Shoqatës së Informatikës
Dokumentet e bashkëngjitura:

You Might Also Like