Futboll

𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 i SC Gjilani Florim 𝐙𝐮𝐤𝐚 𝐭𝐚𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐡𝐨𝐦𝐨𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐎𝐥𝐞𝐠 𝐂𝐡𝐫𝐚𝐦𝐨𝐯 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐞𝐭𝐨𝐧𝐢𝐚

Presidenti i klubit SC Gjilani Florim Zuka është takuar me homologun e tij Oleg Chramov, i cili është në krye të klubit FK Liepaja nga Letonia, kundërshtari i SC Gjilanit në rundin e parë kualifikues në UEFA Conference League.
Takimi është zhvilluar në hapsirat e stadiumit “Fadil Vokrri”, teksa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të dy klubeve.
Në shenjë nderimi, presidenti Zuka dhe klubi i Gjilanit dhuruan mirënjohje dhe dhurata modeste për miqtë e rinj evropianë.
Organizimi i ndeshjes u vlerësua jashtëzakonisht lartë nga mysafirët dhe zyrtarët e UEFA-së.

You Might Also Like