ARSIMI

Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” feston 29- vjetorin e themelimit të saj

Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” feston 29 vjetorin e themelimit të saj

Mësimdhënsit e nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, sot kanë festuar ditën e shkollës në një ambient madhështor me valle, recitime e vizatime të nxënësve të kësaj shkolle, e cila konsiderohet njëra ndër shkollat më të mira në Komunën e Gjilanit.

Në një ambient festive, drejtori i kësaj shkolle, Shaban Tërstena, ka theksuar të arriturat e shkollës duke potencuar se është nder të jesh udhëheqës i kësaj shkolle me mësimdhënës e nxënës të mrekullueshëm të cilët janë shembull në Komunën e Gjilanit.

Programi i përgaditur nga profesoresha e Gjuhës Shqipe, Makfire Ismajli-Kurteshi, me nxënësit e kësaj shkolle, e bën edhe ma madhëstore këtë ditë të veqantë të 29 vjetorin të themelimit të kësaj shkolle.

Nxënëset  Festina Maliqi, Blenda Leci, Zyrije Halimi, Fatjona Haziri dhe Eda Kamberi me shume elegancë e profesionalizëm janë paraqitur duke vallëzuar “Vallën e Rugovës”.

E veqanta e kësaj dite të rëndësishme për Shkollën e Mjekësisë “Dr.Asllan Elezi”, ishte paraqitja e nxënësve në Artin Figurativ të cilët ishin përpjekur që përmes viztimeve të tyre të dëshmojnë talentin e tyre, e më të veqantit ishin dy nxënësit me Sindrom Down, Shpend Uruqi e Besnik Aliu, që me punimet e tyre e bën edhe ma madhështore këtë program, ndërsa në këto vizatime të paraqitura, kontribuan me vizatimet e tyre edhe nxënësit Vlerijona Basha, Rozaf Ramizi, Altin Abazi e Shukrije Qehaja.

Për 29 vjetorin e shkollës së mesme “Dr.Asllan Elezi”, u tha edhe se objekti shkollor është vendi ku nxënësit duhet të edukohen dhe të arsimohen. Ky ishte edhe një mesazh se duhet qëndruar larg dukurive negative. Në shenjë të këtyre gjërave negative, nxënësit kishin përgaditur një dramë “Varësia ndaj Narkotikve”, duke dhënë një kontribut të madh në skenë nxënësit: Era Hoxha, Eda Markaya, Rialba Rrustemi, Fatlum Jahiri, Fatjeta Lakna e Albiona Hasani.

Poashtu, pjesë e programit ishte edhe kori i shkollës i përcjellur nga nxënësja Diellza Kastrati me paraqitjen me këngën “Tumankuqe”, ndërsa Rozaf Ramizi përformoi me piano.

Në këtë program artistic, i cili ishte përgaditur në mënyrë të përkryer, përformuan nga recitali me titull “Gjuha Shqipe” – Sonila Latifi, Erjon Halili, Altin Abazi e Ruvejda Shillova.

Festa e ditës së shkollës së mesme të Mjekësisë “Dr.Asllan Elezi”, vazhdoi me një potpuri vallesh me veshje kombëtare nga nxënësit Altina Zeqiri, Albina Abdyli, Jona Ramushi, Edonesa Zeqiri, Lores Abdyli, Vlera Cani, e Blenda Vokshi.

Kolektivi i kësaj shkolle me rastin e Ditës së Shkollës, u ndau mirënjohje për punën e përkushtuar si mësimdhënës të dalluar profesorëve Makfire ismajli-Kurteshi dhe Artan Jakupi si dhe puntorit teknik Fatmir Qerimi.

 Në fund të programit u përgëzuan të gjithë për kontributin e dhënë, si drejtori i shkollës Shaban Tërstena, profesoresha e Gjuhës Shqipe, Makfire Ismajli-Kurteshi, e cila me shumë profesionalizëm sëbashku me nxënësit e saj me paraqitjet e tyre skenike e bënë edhe më madhështore këtë ditë, ndërsa moderatore e gjithë këtij programi festiv ishte nxënësja Meli Halili.

Ky mjedis i vyeshëm shkollor, përkundër faktit që ende nuk kanë objekt të vetin arsimor që është një pengesë shumë e madhe, prap se prap dijnë dhe nuk ndalën në asnjë moment që përpos mësimit zhvillojnë edhe aktivitete artistike me nxënësit e mësimdhënsit e kësaj shkolle.

You Might Also Like