OPINION

Kosova në njëzet vjetorin e saj 24 mars 1999

Kosova e djegur e boshatisur e nëpërkëmbur dhe totalisht e shkatërruar me vështirësi e kryente çdo punë dhe çdo arritje në këtë periudhë njëzetvjeçare. Por në anën tjetër ka lëvizje dhe arritje që janë të pamohueshme, se cili nga ne e ka versionin te tij për këtë periudhë kohore.

Kosova ka bërë progres domethënës. reformë në vazhdimësi. Reforma në drejtësi mbetet thelbësore, ka luftuar kënaqshëm e po luftën korrupsionin krimin e organizuar, nepotizmin dhe të gjitha dukuritë negative e që janë të shumta kur kemi parasysh një vend të dal nga robëria dhe lufta.

Kosova ka një ecje e një zbatim në fuqizimin e transparencës, pjesëmarrje serioze në politikat rajonale, marrëdhënie te fqinjësisë së mirë dhe qëndrime konstruktive. Organizata Ndërkombëtare kanë konstatuar se Kosova i ka përmbush të gjitha obligimet karshi komuniteti serb (bile pak edhe e ka tepruar) , përfaqësohet me zëvendëskryeministra, ministra dhe zëvendësministra.

Jeta e serbëve në Kosovë, është e qetë, kjo është arritje, vetëdije e dëshirueshme qytetare, kjo është gjithashtu edhe një pasqyrë për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Pas çdo pune serioze në Kosovë qëndron PDK. Ne jemi përcaktuar që te mos merremi me të kaluarën, me etiketime e abuzime. Ish lideri i PDK-së z. Hashim Thaci ka qenë në ballë të të gjitha projekteve vitale të Kosovës që nga Rambujea, ku si 28 vjeçar i printe delegacionit shqiptarë si udhëheqës i luftës pastaj nënshkrimin e marrëveshjes për përfundimin e luftës, shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen nga qindra shtete e shumë e shumë projekte tjera, shpesh herë duke e sakrifikuar dhe sfiduar vetën dhe shokët e tij, ngase hileqarët, zhvatësit, kritikuesit profesional rrinin etiketonin, abuzonin, shkatërronin, paguheshin dhe vetëm kritikonin, derisa liderët botërorë e krahasonin edhe me Abraham Linkolnin.

Disa parti politike shtireshin, kritikonin, e qe besa edhe shantazhonin mirëpo krerët e luftës e në veçanti liderët saj, ecnin nëpër rrugë të tilla që kanë ecur liderët e mëdhenj, të cilët kane vendosur themelet e shoqërive moderne.

Derisa në anën tjetër është për të ardhur keq që në periudhën kur duhet ta përmbyllim dialogun me Serbinë, përfaqësuesit e saj vazhdojnë me deklarata nacionaliste. Kosova në anën tjetër ka bërë ka dëshmuar fqinjësi të mirë, mirëkuptim, tolerancë dhe bashkëpunim.

Republika jonë ka ngritje në të bërit biznes, këtë e dëshmon më së mirë Banka Botërore. Sportistët e kanë ngritur Kosovën në Olimpiadë, në kupat e Botës, kupat e Evropës, duke bërë histori. Artistët tanë kanë sjellë arritje kulminante botërore, duke shndërruar në ari gjithçka që kanë prekur, tash së fundi edhe Grammy award.

Politika e re të mos përsëris veten. Në politikën e re duhet t`i jepet racionales mundësi. Është ironike kur veteranet duan ti dalin në ballë reformës dhe ne duhet t`i ndalim këto. Politika e re duhet të konsistojë në reformë rrënjësore dhe në bërthamë të ketë punën e ndershme dhe angazhim të vazhdueshëm. Duhet thyer kufijtë e mendimeve të mbyllura, provincial, duhet mendje e hapur. E ardhmja në shoqëritë moderne, është guximi për të ndryshuar. Kjo është edhe filozofi e politikës Amerikane me të cilët natyrshëm kemi miqësi të thellë!

Kosova një partner konstruktiv dëshiron ti normalizojë marrëdhëniet me shtetin serb dhe të synojë Bashkimin Evropian!

Sa i përket Gjilanit. Gjilanit i duhet reformë dhe përmes saj Gjilani do ta kthej shikimin kah vetja e tij. Gjilanit i duhet angazhim maksimal me theks të veçantë rininë. Drejt vendeve të punës të arrihet në mënyre sa më kreative, krijimi i një kulturë me shkallë të lartë të përgjegjësisë.

Gabimi është njerëzorë, por kur i dilet në ndihmë, kjo është shqetësuese.

Shkroi: Flurim Arifi

You Might Also Like