Izmi Zeka
Kosova po e fillon këtë vit me shpresën se shumë çështje të rëndësisë së veçantë do të zgjidhen dhe përfundimisht do të kaloj në pjesë më të rëndësishme e më vitale siç është zhvillimi ekonomik dhe integrimet evropiane që paraqesin fillimin e fundit për një shtet të qëndrueshëm dhe i barabartë me gjithë shtetet tjera. Demarkacioni duhet së shpejti të zgjidhte e që paraqet hapin prej nga duhet të ec Kosova në vitin 2018. Në këtë komporacion këtë vit duhet të përmbyllet kapitulli i quajtur Ushtri e Kosovës në mënyrë që të përqendrohemi krejtësisht në aspektet e brendshme që qojnë në mirëqenien e qytetarëve të Shtetit të Kosovës. Duke parë kohëve të fundit që u problematizu çështja e gjykatës speciale e që për Kosovën paraqet thembrën e Akilit nuk duhet shikuar njëtrajtshëm por assesi edhe si aspekt që ndihmon zgjidhjen e të gjitha problemeve në Kosovë e që kanë fill nga viti 2000 e këtej. Kosova është shtet i ri dhe si i tillë edhe çështjet e rëndësishme nuk zgjidhen brenda natës apo thëne shkurt brenda një kohe të shkurtër. Tek popujt e qytetëruar çdo veprim apo iniciativë e qytetarëve trajtohet seriozisht dhe në asnjë moment nuk merr konotacione politike. Qytetarët janë sovrani e mbi të gjitha ata të cilët vendosin për të ardhmen e tyre si politke ashtu edhe ekonomike. Idetë e fundit për gjykatën speciale paraqesin alternativë dhe si të tillë duhet respektuar sepse ato dalin nga vullneti i një pjese të mirë të deputetëve të parlamentit të Kosovës. Reagimet e disa analistëve apo edhe të tjerëve para dhe pas vitit të ri i ngjajnë më shumë logjikës së zhurmës dhe inercionit që i ka kapluar por edhe traditës që kanë në vazhdimësi që nga para lufta e deri më sot. Vlerësimet e tyre ruajnë kontinuitetin kohor në këtë drejtim. Asnjëherë nuk kanë arritur të dalin përtej jetës së tyre por edhe frymës së edukimit që kanë pasur. Andaj përmes qasjes së tyre duan që të ruajnë një lloj pushteti e që për mendimin tim është abstrakt por edhe i tejkaluar për kohën dhe zhvillimet e sotme. Ishte një kohë kur edhe socializmi mundohej të ruhej por ai iku ashtu siç erdhi. Në këtë vertikale koha e aristokracisë së shekullit të kaluar dhe mendimit të ndrydhtë ka ikur bashkë me idetë komuniste dhe tragjeditë që sollën në Kosovë e më gjerë. Natyra ka edhe ligjet e veta që i kalojnë përmasat e individit dhe egot e tyre. Në këtë sens qytetarët Kosovës minimalisht po tregojnë pjekurin politike edhe strategjike. Kasta e disa baballarëve të kombit që shqiptarëve të Kosovës u sollën vetëm dëme që nga shekulli i kaluar po mundohen që të rikthehen në heshtje dhe jo vetëm kaq por të zhbëjnë atë që është ndërtuar me vite dhe me djersën dhe gjakun e mijërave qytetarëve të Kosovës. Kjo kastë politike edhe i gëzohet gjykatës speciale duke dalur hapur me deklarimet e tyre jo që të funksionoj vetëm si gjykatë por për një arsye të veçantë që të dënohen luftëtarët e lirisë. Për mua ky është paradoksi i llojit të vetë. Të mirë ishin vetëm për të luftuar dhe për të vdekur për Kosovën por jo edhe për të qenë pjesë e ndërtimit të saj. Kështu edhe po proklamohet nga disa tutor të shërbimeve të huaja që po ja bëjnë argatin si duket pa u paguar asnjë cent. Amerikanët janë miqtë tanë, aleatët e natyrshëm të shtetit të Kosovës. Kjo miqësi është e përjetshme. Ju të zëshmit leni përrallat dhe mos u bëni tani patriot kur nuk është koha fare.