Valentina Bunjaku-Rexhepi (deputete)
Nuk është e drejtë të kritikosh të tjerët, e vetë të mos punosh, sikur bëjnë shpesh disa. Prandaj, sot duam si bilanc vjetor të punës sonë, të përmendim vetëm disa nga angazhimet tona si deputete në Kuvendin e Kosovës. Shumë kontribute janë përgjithësuar dhe shkurtuar, vetëm për shkaqe teknike të ikjes nga teksti i gjatë dhe lodhja e lexuesve. Ndonjëherë njerëzit lodhen edhe nga temat serioze dhe merren me gjëra të vogla, por të gjitha janë të mirëkuptueshme dhe jemi me fat që jetojmë në shoqëri demokratike. Në këtë vit ka qarkulluar lapsusi im i përmirësuar vetë pas pak sekondave rreth “dezinfektim” dhe “dezinformim”, por mediet na bëjnë jetën më të bukur dhe komentet e anëtarëve të partive rivale politike, vetëm na argëtojnë. Besoni edhe vetë qeshi me shakatë që krijojnë të rinjët në mediat sociale! Kemi rini të mrekullueshme, kreative dhe inteligjente, pavarësisht sfidave të shumta që kanë në Kosovë! Janë të këndshme momentet, edhe kur qeshim në llogari të vetes sonë, apo jo? Por një pyetje bëhet e pashmangshme: A është njerëzore të bëjmë lapsuse? A nuk është e mundshme kur angazhoheni aq shumë dhe jeni në minutazhin e kufizuar, të ngatërrohen fjalët paksa të ngjashme, qoftë edhe me kuptime krejtësisht të ndryshme?! A nuk bëjmë aq shumë gabime edhe në biseda private, e lëre më kur na ofrohet kamera e mikrofoni, shumë prej nesh, e lëre më kur kemi aq shumë presion nga publiku dhe aq shumë përgjithësohemi negativisht të gjithë si politikanë, pa u ndarë politikanët në të mirë e të këqinj?! Pra, sot kemi vendosur të tregojmë se përveç një lapsusi që vetë e përmirësuam me shpejtësi, apo siç thotë populli “na u mor goja” – e krejt është normale kjo, se u ka ndodhur shkarja gjuhësore edhe njerëzve gjenialë, – ne ishim ndër deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës. Më poshtë po i theksojmë vetëm disa nga angazhimet tona të shumta në Kuvendin e Kosovës dhe Komisionin përkatës parlamentar për tri ministritë:
Kemi bërë më së shumti adresime dhe vërejtje serioze për pasojat e largimit të Agjencionit të Akreditimit dhe shkarkimin e paligjshëm të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe largimin nga EQAR;
Kemi dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Projektligjin e Punonjësve të Arsimit gjatë viteve të 90-ta;
Kemi kërkuar riformulime, plotësime e ndryshime nenesh problematike të ligjeve në fushën e arsimit e të kulturës, si p. sh. neni 17 i Ligjit për Arsimin e Lartë. Kemi kërkuar ndryshimin e shumë ligjeve të rëndësishme në të mirën e qytetarëve. Kemi kërkuar ndryshimin e nenit 8 te Bezdisjet Publike – Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën dhe ndryshimin e orarit etj. etj.;
Kemi dhënë kontributin tonë në vazhdimësi rreth mënyrës së shpërndarjes së drejtë të Buxhetit të Kosovës;
Ne bëmë me dhjetra pyetje parlamentare për Ministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Ministrin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport;
Bëmë disa ankesa ndaj Kryeministrit të vendit;
Duke qenë e njohur edhe me problemet e Rajonit të Gjilanit, kam lobuar sa kam mundur për të ndarë sa ma shumë mjete financiare për ndërtimin e Kampusit Universitar “Kadri Zeka”; që buxheti të ndahet për kokë të nxënësve e jo për normë të mësimdhënësve, duke kërkuar edhe ndryshimin e Ligjit për Financat Lokale; rritjen e buxhetit për drejtoritë komunale të arsimit;
Kemi dhënë kontribut të madh në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të arsimit, SBASHK-ut; rritjen e koeficientit të pagave për punonjësit arsimorë, shëndetësorë (mjekët e infermierët); për rritjen e mëditjeve për mësimdhënësit kujdestarë; rritjen e buxhetit për arsim; rritjen e shumës financiare për shtesat e fëmijëve dhe mbulimin e nevojave për rritjen e foshnjeve;
Kam këmbëngulur sidomos që mësimdhënësit kujdestarë të paguhen me mjete shtesë financiare, për t’u rritur cilësia e kujdestarisë dhe të shpaguhet puna e madhe në bashkëpunimin e mësimdhënëvse kujdestarë me nxënësit, me personelin e shkollës dhe me prindërit;
Kam insistuar që të ratifikohet pa humbur kohë Marrëveshja Ndërkombëtare për IPA-në, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, pasi Kosova përfitonte rreth 50 milionë euro dhe rinia e studentët fitonin në 20 programe në arsim;
Kam kërkuar që të merren parasysh ankesat e drejta të Baletit Kombëtar të Kosovës, për ndërprerjen e financimit dhe ndaljen e zhytjes së mëtejshme në borxhe, duke dëmtuar edhe sukseset e jashtëzakonshme që ka pasur kjo trupë jashtë vendit;
Kemi adresuar shqetësimet kryesore të Raportit të Progresit, duke u ndalur sidomos në sektorin e arsimit dhe kulturës;
Kemi diskutuar për problemet e të rinjve, duke i identifikuar ato dhe duke dhënë rekomandime konkrete për ta mbështetur rininë në të gjitha fushat;
Kemi dhënë kontribut të lartë në kërkesat e artistëve në greva, duke kërkuar nga Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, që ta mbante premtimin dhe t’ia rriste pagat;
Kemi folur për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2019-2021 dhe kemi kërkuar rishikimin e saj në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe komunave;
Kontribut të vazhdueshëm në rekomandimet për mënyrat se si do të ishte më efikas Dialogu me Serbinë;
Kemi dhënë përkushtim maksimal në sugjerimet për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në internet, duke dhënë rekomandime konkrete dhe të qarta;
Kemi bërë takime të shumta në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Ndërmarrësi dhe Inovacion, duke kërkuar llogari nga ASHAK, nga institucione të tjera të kulturës e arsimit;
Në Kuvendin e Kosovës thuajse kam marrë pjesë në të gjitha diskutimet, qoftë për Projektligjin për amnistimin e deputetëve që hidhnin gaz; qoftë në Interpelancën e Kryeministrit të Kosovës për nënshkrimin e Marrëveshjes komerciale ndërmjet “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për Projektin e Termocentralit “Kosova e Re”; në interpelancën e Kryeministrit rreth korrupsionit dhe krimit të organizuar; në interpelancën e Kryeministrit rreth reduktimeve të ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë etj. etj.; Kemi shqyrtuar shumë raporte të agjencioneve të pavarura në fushën e arsimit e të kulturës, duke dhënë vërejtjet tona, si p. sh. për Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës;
Kemi pasur shumë takime dhe diskutime me zyrtarë të lartë evropianë, si takimi me shefen e zyrës së BE-së, Natalya Apostolova. Kemi marrë pjesë në Forumin “Ndikimi i fushatave në integritetin zgjedhor dhe financimi i subjekteve politike” në Malin e Zi, duke treguar për arritjet e Kosovës ne legjislaturën mbi kontrollin e financimit të subjekteve politike. Morëm pjesë në Bruksel, ku treguam për zhgënjimin e qytetarëve për mosliberalizim…