Futboll

Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka uruar skuadrën e Dritës pas fitores në ndeshjen e parë të fazës së Play Offit të Conference League

Përmes një postimi në “Facebook”, Ademi përgëzoi lojtarët për shpirtin luftarak dhe angazhimin gjatë ndeshjes.

Më poshtë edhe urimi i plotë:

FC Drita është vetëm një hap larg arritjes historike në arenën evropiane.

Kampionët tanë shënuan fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës, ndaj kampionit të Luksemburgut, Differdange 03, me rezultat 2:1.

Albert Dabiqaj, në minutën e 30-të dhe Besnik Krasniqi, në minutën e 80-të nga penalltia, realizuan golat e fitores së madhe dhe premtuese për kualifikim në fazën e grupeve.

Përgëzoj futbollistët për shpirtin luftarak dhe angazhimin gjatë gjithë ndeshjes, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët “Intelektualët”.

Tani mbeten për t’u menaxhuar me kujdes 90 minutat e ndeshjes së kthimit në Luksemburg, për të regjistruar suksesin më të madh në historinë e FC Drita, e njëherësh për të shënuar një tjetër arritje të futbollit kosovar në garat evropiane.

Ju priftë e mbara dhe suksese në ndeshjen e kthimit!

You Might Also Like