Futboll

Pjesa e dytë (live), policia u futet në mes shikuesve

Pjesa e dytë (live), policia u futet në mes shikuesve

Në pushimin mes pjesëve në ndeshjen Drita – Gjilani ka patur përleshje në mes të shikuesëve. Pas shumë minutash pritje ka ardhur policia, e cila i ka ndarë shikuesit, kurse gjyqtari dhe lojtarët ende nuk janë paraqitur në fushë.

Kryelajmi do t’ju informojë për zhvillimet në vazhdim.

Sipas lajmeve të para Gjilani ka tërhequr skuadrën.

Lojtarët e Dritës dolën në fushë por jo edhe ata të Gjilanit.

Dolën në fushë edhe futbollistët e Gjilanit.

min. 54. Pas një gabimi të Meti Useinit, Drita u gjet në pozitë të mirë shënimi, por Ena Koliqi në tri raste intervenoi për mrekulli.

min. 63. Drita më kërkuese në pjesën e dytë.

min 66. GOOOOOL. Progni nga gjuajtja e lirë gjuan për mrekulli dhe pasi topi përplaset për tërthorëse u fut në rrjetë për 0:1.

min 68. Balde u ndëshkua me të verdhë. Pasi shikoi VAR, gjyqtari Murtezi e ndëshkoi Balden me të kuq.

min. 75. Halili i Gjilanit zverdhet.

min. 85. Musolli ndëshkohet me të verdhë.

min. 89. Pas një kundërsulmi të shpejtë Shend Kelmendi shënon për 0:2.

min. 90. 5 minuta lojë shtesë.

min. 91. Blakqorri nga largësia godet tërthorësen. Haxhimusa me kokë gjuan mbi portë.

minuta e fundit. Presley pati rast shumë të mirë, por Koliqi priti.

Mbyllet ndeshja

Drita – Gjilani 0:2.

You Might Also Like