Futboll

Ja kundërshtarët e mundshëm të SC Gjilani

Gjilani do të jetë skuadra e dytë që do ta përfaqësojë futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare pas Dritës. Për dallim nga ‘bardhekaltërit’ që kanë mësuar rivalët e tyre në rundin paraeleminator të Ligës së Kampionëve, ‘kuqebardhët’ ende ndodhen në pritje.

Shorti për rundin paraeleminator do të hidhet më 9 gusht në Nyon të Zvicrës, ndërkohë një ditë më pas do të hidhet shorti për fazën e parë kualifikuse, raporton Gazetasheshi.com.

Rundi paraleminator do të luhet më 20 gusht, rund në të cilin do të luajë edhe Gjilani.

Pikërisht në këtë rund do të jenë edhe 14 skuadra të tjera. Mbetet për t’u konfirmuar edhe skuadra e radhës nga Kosova që do të marrë pjesë në këtë rund.

Kundërshtarët e mundshëm të SC Gjilanit në fazën paraeleminare në Europa League

Rundi i parë kualifikus do të jetë më 27 gusht, ai i dyti më 17 shtator. Shtatë ditë më pas do të luhet rundi i tretë, ndërkohë play-offi do të zhvillohet më 1 shtator.

Mbetet të shihet se sa larg mund të shkojë skuadra e Gentjan Mezanit në daljen e parë në Evropë.

Detajet tjera për zhvillimin e ndeshjeve do të bëhen të ditura në ditën e hedhjes së shortit.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like