OPINION

Kriteret para emrave të kandidatëve

   Ata që kërkojnë zgjedhje të reja, e din se edhe pas dhjet palë zgjedhjeve  të reja, për zgjedhjen e presidentit, kompromisi mes partive është i domosdoshëm.

    Ata që këmbëngulin në kërkesat e tyre ekskluzive për zgjedhjen e presidentit, duhet kuptuar se zgjedhja e presidentit nuk arrihet përmes këmbënguljeve të palëve por përmes marrëveshjes mes partive parlamentare.

   Për zgjedhjen e presidentit duhet të arrihen këto tri marrëveshjes në mes të partive politike.

1.      Marrëveshja e parë: Partitë duhet t’i hartojnë kriteret që duhet t’i plotësojnë kandidatët  ose kandidatet  për president, para se të propozohen  kandidatëve.

2.      Marrëveshja e dytë: Pas arritjes së marrëveshjes për kriteret, partitë duhet të propozojnë emra konkret për president ose presidente nga radhët e atyre  që i përmbushin kriteret e përcaktuar në marrëveshjen e  partive politike.

3.      Marrëveshja e tret: Numri i të propozuarve nuk duhet të jetë i  kufizuar.

Propozimet bëhen nga të gjitha partitë politike parlamentare, në një takim të përbashkët të tyre.

Të gjitha partitë duhet të propozojnë kandidat me emra konkret dhe ta arsyetojnë propozimin e tyre.

Propozimet vazhdojnë derisa për  njërin kandidat  të sigurohen  votat e nevojshme për t’u zgjedhur president.

  Zgjedhja e presidentit është kaq e thjesht për ata që kërkojnë zgjidhje, e kundërta e saj është  humbja e kohës së vlefshme për vendin dhe qytetarët e saj.

Kohë për eksperimente nuk ka.

You Might Also Like