Futboll

KRYEMINISTRI I ARDHSHËM ALBIN KURTI VIZITOI SOT GJILANIN

Sot në Gjilan Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministri i ardhshëm Albin Kurti dhe U.D. së Presidentit znj. Vjosa Osmani, në pikun e ditës “zbarkuan” në Qendër të Gjilanit, para teatrit të qytetit. Në pritje të tyre ishin shefat Shtabeve të Pikave të QLVV në Gjilan, anëtarë të Kryesisë, Kryetari i QLVV Nevzad Isufi, kandidatët për deputetë nga Qendra jonë si dhe plot aktivistë e qytetarë, të cilët rastësisht u gjendën në qytet.
Pritja e përzemërt iu bë dy protagonistëve të dy institucioneve kryesore të shtetit, të Kryeministrit dhe Presidentes së shtetit. Deri  sa qytetarët për disa politikanë mbyllin televizorin, kur ata shfaqen, personalitet e përmendura  nuk arrinin të kalonin as rrugës, nga dëshira e njerëzve për t’u takuar, përshëndetur dhe bërë ndonjë fotografi.
Ndonëse të ftuar për takimin  e sotëm kishte rreth 30 veta, ngarendja  pas Kryeministrit Albin Kurti, u shndërrua në një lumë njerëzish, që po vërshonte në platonë e ish shtratit të lumit Mirusha, për t’u drejtuar drejt zyrës së QLVV-së. Në çdo hap, përshëndetje, ovacione, rënie të burisë nga veturat, si shenjë përshëndetje për Kryeministrin në ardhje Albin Kurtin.
Minutat fluturojnë, ndërsa, Kryeministri do të pritet edhe nga më se 40 gra-zonja, për të shprehur gatishmërinë dhe përkrahjen e fuqishme për Kryeministrin e për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Nga takimi në takim, me studentët dhe të rinjtë që për herë të parë me votën e tyre do ta fillojnë mbarë, Krejt dhe Drejt.
Takim i ngrohtë u mbajt edhe me rreth 20 biznesmenë e afaristë të suksesshëm gjilanas, të cilët si përherë, sikur po vazhdonin bisedat e lëna përgjysmë në takimet e mëhershme. Kryeministri në bisedë me ta, ua bëri të qartë se ka parasysh shumë gjëra e praktika që duhet ndërruar, në mënyrë që të kthehet vëmendja nga bizneset vendore dhe në përkrahje reale të të gjithë afaristëve tanë, jo vetëm me fjalë.
Në më pak se tre orë, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministri Albin Kurti, kandidatët tanë për deputetë që e shoqëronin atë, patën takime me qindra njerëz, duke përfshirë, burra, gra, të rinj, studentë, biznesmenë e afaristë të ndryshëm të qytetit.
Për Gjilanin ndryshimi tashmë ka ndodhur Krejt dhe Drejt. Suksesi tashmë është i garantuar shpreheshin qytetarët.
Kosova do të bëhet shtet zhvillimor, shtet i së drejtës e shtet social me Qeverinë Kurti.

You Might Also Like