Futboll

FC Vitia mrekullia e Ligës së Parë

 

Milaim Zuzaku, kryetrajner i Vitisë pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist  ia kishte kushtuar klubit të tij të tij të zemrës KF Drita. Ai për vite me radhë kishte qenë edhe në stolin e saj në cilësinë e kryetrajnerit, kurse pas pak ditësh, Zuzaku do të qëndrojë përballë ekipit të tij të dikurshëm, ngase Vitia dhe Drita do të përballen në ndeshjen për kupë.

“Unë për vite të tëra kam qenë pjesë e Dritës, por jam profesionist dhe në ndeshjen për kupë do të kërkojë fitoren”, thotë Milaim Zuzaku, i cili e ka parasysh se përballë do të ketë një ekip të fortë, kampionin aktual të Kosovës në futboll.

Vitia sivjet po ecën mbarë dhe është në zonën e barazhit. Tashti, kur deri në përfundim i kanë ngelur edhe tri ndeshje, dy në ligë e një në kupë, ky ekip mëton që suksesshëm t’a përfundojë këtë vjeshtë.

Fillimisht, Vitia që në ndeshjen e fundit fitoi derbin lokal ndaj Vllaznisë së Pozharanit, në fushë të vet do të pres Fushë Kosovën, pastaj do të jetë udhëtuese në Mitrovicë ku do të përballet me Trepçën, kurse në ndeshjen për Kupë, Vitia do të ndeshet me Dritën në fushë të vet në Viti.

“Krejt këto suksese që i kemi arritur i atribuohen organizmit të klubit. Kryesia me angazhimin e saj po e bënë të pamundurën që të arrijmë suksese, kurse edhe angazhimi i lojtarëve është shumë i madh”, thotë kryetrajneri Milaim Zuzaku, i cili gjithashtu është ndër më meritorët për këto suksese.

Në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll, si asnjëherë më parë konkurrenca për t’u ngritur në rang më të lartë të garave është shumë e madhe. Vushtrria, Besa, Dukagjini, Vitia, Vllaznimi e ekipe të tjera kanë vënë kandidaturat e tyre, kurse në KF Vitia besojnë se suksesi historik mund të arrihet, andaj ata do të vazhdojnë rrugëtimin drejt atij qëllimi.

 

You Might Also Like