Gjilan

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Inspektoratin Qendror të Punës për rajonin e Gjilanit

Gjilan, 16 prill 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu priti në takim udhëheqësen e Inspektoratit Qendror të Punës për rajonin e Gjilanit, znj. Muhabere Konesha dhe inspektorin e punës z. Bujar Xhelili.

Po ashtu në këtë takim mori pjesë edhe prokurorja nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie, znj. Rozelida Manastiri.

Gjatë këtij takimi temë kryesore diskutimi ishte siguria dhe shëndeti në punë, ku rëndësi e veçantë iu kushtua sektorit të ndërtimtarisë në mënyrë që të ndërmerren masa parandaluese sa i përket procesit të punës, me qëllim të evitimit dhe minimizimit të rreziqeve, të cilat shkaktohen nga ushtrimi i veprimtarisë së punës.

Kryeprokurori njoftoi të pranishmit se nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë trajtuar shumë raste sa i përket aksidenteve në punë ose për shkak të punës dhe se në shumë raste janë ngritur aktakuza.

Në fund të takimit të pranishmit u dakorduan që të vazhdojnë të ndërmarrin masa parandaluese, të cilat kanë synim përmirësimin e kushteve të punës, përmirësimin e ambientit të punës dhe mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve.

You Might Also Like