Sot u mbajt ceremonia zyrtare e nënshkrimit të kontratave ndërmjet Komunës së Vitisë dhe 35 përfaqësuesve të bizneseve përfitues të shfrytëzimit të pronës komunale në Zonën Ekonomike në Budrikë të Epërme. Nënshkrimin e kontratave e bëri kryetari Haliti me secilin përfaqësues të bizneseve përfituese kurse i pranishëm në këtë ishin edhe zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, znj. Milihate Ajeti. Kryetari Haliti vlerësoi rëndësinë e kësaj zone ekonomike për zhvillimin e komunës së Vitisë dhe zonës së lindjes dhe uroi afaristët për zgjedhjen e tyre, duke shprehur besim në seriozitetin e tyre. Ai gjithashtu theksoi se ai dhe qeverisjes lokale do të vazhdojnë të mbështesin ata me qëllimin më të mirë të zhvillimin ekonomik të komunës. Kryetari Haliti gjithashtu njoftoi se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore për zgjerimin e Zonës Ekonomike dhe rritjen e saj për investime të mëtejshme. Përndryshe Zona Ekonomike në Budrikë të Epërme të Vitisë ka një sipërfaqe prej 15.5 hektarë.Aziz Zuka