Me rastin e 9 prillit-Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka uruar qytetarët me rastin e kësaj dite.
Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë dhe Republikës së Kosovës!
Urime përvjetori i ditës së Kushtetutës, pra të aktit më të lartë juridik të shtetit tonë i cili është ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë. Ky dokument është garanci e të drejtave të qytetarëve pa dallim gjinie, feje apo etnie që duhet respektuar nga secili. Kushtetuta jonë është bazë Republikës së Kosovës për demokracinë, vlerat dhe të drejtat themelore të njerëzimit. Andaj në emër të Institucioneve të Komunës së Vitisë, gjithë qytetarëve të kësaj komune dhe mbarë popullit të Kosovës.
Urime Dita e Kushtetutës!