Gjilan

Kryetari Hyseni: Fillon projekti i asfaltimit të 11 rrugëve në lagjen Arbëria, kostoja mbi 165 mijë euro

Kryetari Hyseni: Fillon projekti i asfaltimit të 11 rrugëve në lagjen Arbëria, kostoja mbi 165 mijë euro

Gjilan, 5 dhjetor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po vazhdon vizitat në terren në projektet infrastrukturore.

Kryetari Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, kanë qëndruar në lagjen Arbëria, ku ka konfirmuar se ka filluar projekti i asfaltimit të njëmbëdhjetë rrugëve atje.

“Në total prej 165,480.25, në lagjen Arbëria ka filluar projekti i asfaltimit të 11 rrugëve në gjatësi prej 1837m. Po punojmë në çdo fshat e në çdo lagje të qytetit!”, ka thënë kryetari Hyseni.

You Might Also Like