Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Islamic Relief Kosova për implementimin e projektit “Shëndeti i integruar dhe jetesa e qëndrueshme në Kosovë”

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Islamic Relief Kosova për implementimin e projektit “Shëndeti i integruar dhe jetesa e qëndrueshme në Kosovë”

Gjilan, 4 nëntor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me drejtorin e Islamic Relief Kosova (IRW), Dr. Mohamed Soliman, për implementimin e projektit “Shëndeti i Integruar dhe Jetesa e Qëndrueshme në Kosovë”.

Qëllimi i kësaj marrëveshje dy vjeçare, është të përcaktojë formën e bashkëpunimit mes IRW dhe Komunës me qëllim të implementimit dhe finalizimit të projektit që ka për qëllim përkrahjen e familjeve në shërbimet shëndetësore laboratorike dhe mamografi.

Kryetari Hyseni, pasi e ka falënderuar drejtorin e Islamic Relief Kosova për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin, bëri të ditur se vlera totale e projektit është 157,846.40, ku organizata në fjalë do të sigurojë shumën e mjeteve prej 93,430.40, ndërkaq Komuna e Gjilanit do të participojë me shumën prej 64,416 euro.

You Might Also Like