Kryetari Hyseni pret në takim një delegacion të policisë në krye me drejtorin e Drejtorisë Rajonale, kolonel Agron Rukiqi
Gjilan, 20 dhjetor 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim një delegacion të policisë në krye me drejtorin e Drejtorisë Rajonale, kolonel Agron Rukiqi.
Kryetari Hyseni pasi e falënderoi për vizitën kolonelin Rukiqi, ka konfirmuar bashkëpunimin e Komunës me policinë në funksion të sigurisë së qytetarëve.
Në këtë takim, kryetari Hyseni është shprehur, po ashtu, se do të angazhohet që objekti i Drejtorisë Rajonale të përfundohet sa më parë, sikurse edhe që do të bëhet funksionalizimi i kamerave të sigurisë.
Kurse, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen, derisa u dakorduan që edhe në të ardhmen takimet të jenë të vazhdueshme në funksion të sigurisë publike.