Gjilan

Këto momente e këto ngjarje janë festë

Edhe një monument respekti e nderi në Gjilan. Kësaj here për njërin nga militantët tanë të spikatur për liri. Monument për Abdullah Tahirin, dëshmorin e asaj lufte të imponuar, të ashpër e të pabarabartë që e nisi UÇĶ dhe bashkë me NATO-në e finalizoi me dëbimin jashtë të Serbisë.
I urojmë të gjithë qytetarët e Gjilanit, familjen Tahiri e bashkëluftëtarët e Dullës për spikatjen e kësaj vlere të lirisë e të shtetësisë tonë nga kryetari Haziri dhe komuna e Gjilanit.
Punët e mira i kemi mirënjohur përherë por, mëlmesat e politizimit që kryetari patjetër ua shton këtyre ngjarjeve, janë teprim. Bile, janë teprim bajat.
Këto momente e këto ngjarje janë festë. Në festë spikaten të mirat, bashkohen njerëzit e vlerat dhe festohet.
Thumbimet e kanë vendin nē ditë të tjera. Jemi të hapur për to përherë. Epokat e mandatet e kryetarëve dallojnë shumë. Qytetarët e njohin mirë misionin tim e të Lutfi Hazirit. Edhe punët e veprat na i njohin mirë.
Sidoqoftë, akti sot ishte fortë i mirë dhe i nevojshëm.
Lavdi e respekt i përjetshëm për Abdullah Tahirin.
Lavdi e respekt të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit.
Gëzuar shtatoren për jetë e mot Gjilan!

Qemajl Mustafa

You Might Also Like