Gjilan

Kryetari Hyseni priti në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek

Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek, ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është prit nga kryetari Alban Hyseni.

Kryetari Hyseni dhe ambasadori Mazanek, diskutuan për zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Pritëm në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Bohumil Mozanek, të cilin e informova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës dhe Bujqësisë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi se biseduan gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë. Për miqësinë mes vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Nga ana tjetër ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek. shprehu gatishmërinë për rritjen bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave.

You Might Also Like