Gjilan

Një çerdhe e re për të vegjlit e lagjes “Qarku I” 

Një çerdhe e re për të vegjlit e lagjes “Qarku I”

Sot, bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci hodhëm gurëthemelin për fillimin e ndërtimit të çerdhes së re në lagjen “Qarku I” me vlerë totale prej 710.995.62€. Çerdhja që po fillon punimet sot, do të ketë sipërfaqe prej 1552.16 m2, dhe kapacitet për sistemimin e 120 fëmijëve të moshës 9 muaj deri në 5 vjeç.

Vetëm bashkë mund të krijojmë projekte zhvillimore për gjeneratat e ardhshme, prandaj mirëpresim bashkëpunimin me Ministrinë në investime tjera për arsimin në komunën e Gjilanit.

#përArsimin

You Might Also Like