Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetarin për komunitete Kadir Hysein, kanë prit në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enis Kervan, së bashku me zëvendësdrejtoreshën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Hannah Grout.
Më pas u mbajt takimi informues për të rinjtë në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
I pari i Gjilanit, tha se mysafirët i nderuan sot me vizitën në Gjilan.
Sipas tij derisa fillimisht delegacionin e pritën në komunë, bashkë vazhduan edhe në Teatrin e Qytetit, ku u mbajt takimi informues për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK, me qëllim inkurajimin e të rinjve të Anamoravës për t’iu bashkuar kësaj force.
“Në këtë takim u prezantuan mundësitë që FSK ofron për zhvillim profesional dhe shërbim ndaj vendit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të të rinjve në institucionet e sigurisë”, tha kryetari Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi se thirrja për të gjithë të interesuarit vazhdon të mbetet e hapur.
Zëvendësministri Kervan, tha se Komuna e Gjilanit, është gjithnjë një vend ku të rinjtë kanë treguar përkushtim, guxim dhe vullnet për t’i shërbyer vendit të tyre.
Ai theksoi se FSK është një institucion profesional dhe të zhvilluar duke përmendur investimet e konsiderueshme në vitet e fundit si dhe i ftoi të rinjtë që t’i bashkohen FSK-së me disiplinë, edukim dhe përkushtim, për të kontribuar në sigurinë e vendit.
Sipas tij zhvillimi i FSK-së është pjesë e rrugës drejt integrimit euroatlantik dhe synimit që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s në një të ardhme të afërt.
Aplikoni përmes linkut për t’u bërë ushtar i Kosovës:




