Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti priti në takim ambasadorin gjerman Jӧrn Rohde
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Jӧrn Rohde, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, i cili gjithashtu morri pjesë në një ceremoni rasti në këtë komunë ku u bë nënshkrimi dy marrëveshjeve mes komunës së Vitisë dhe asaj të Kllokotit, e që ka për qëllim bashkëpunimin ndëretnik, si dhe atë për bashkëpunim ne interes të qytetarëve të të dyja komunave.
Në cilësin e nikoqirit të këtij takimi, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh i kënaqur të jetë mikpritës, aq më tepër ku prezent është edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jӧrn Rohde.
“Të dyja marrëveshjet janë tejet të rëndësishme , me që do të ndihmoj të dyja komunat, edhe të Vitisë dhe atë të Kllokotit, për të promovuar mardhëniet ndëretnike. Ne edhe më parë kemi bashkëpunuar me komunën e Kllokotit , me që kjo na lidh edhe në aspektin gjeografik, e përpos bashkëpunimit kemi bërë edhe plane të përbashkëta për të ardhmen”. Kryetari Haliti, ndër tjerash e njoftoi ambasadorin për takime të ndryshme në regjionin e lindjes, duke i cilësuar si mjaft të frytshme , sidomos ato me GIZ-in gjerman për menaxhimin e mbeturinave, por edhe projekte të tjera që kanë për qëllim mirëqenien qytetare ne regjionin e lindjes.
Gjithashtu e njoftoi edhe për bashkëpunimin e mirë disa vjeçar me komunën e Kirhainit të Gjermanisë, ku janë realizuar një sërë projektesh të përbashkëta me këtë komunë. Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jӧrn Rohde, është shprehur falënderues për gatishmërinë për nënshkrim të këtyre marrëveshjeve që kanë të bëjnë me komunitetet, ndërkohë ka falënderuar edhe QKSS-në për punën e e mirë dhe përkushtimin deritani. Projektin e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm me që parasheh gjashtë nisma nga ku pritet rezultate konkrete. “Andaj, falënderoj kryetarin Haliti dhe kryetarin e Kllokotit Bogdanoviq për angazhimin efektiv të tyre”, ka theksuar ambasadori Rohde. Kurse kryetari i komunës së Kllokotit Vladana Bogdanoviç, njoftoi se deri më tani kanë pasur mbështetje nga Institucionet Komunale të Vitisë, pasi siq u shpreh ai ende komuna e Kllokotit është në konsolidim e sipër.
“Kemi pasur përkrahje në fushën e shërbimeve publike, atë të ofiqarisë dhe shumë fusha të tjera. I jemi falënderues komunës së Vitisë, respektivisht kryetarit Haliti, për të na ndihmuar”, ka thënë Bogdanoviq.
Në takim foli edhe Mentor Vrajolli, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) i cili edhe nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarin e Vitisë Sokol Haliti. Ndërkaq përfaqësuesi i KFOR-it amerikan, Ray Riedinger, u shpreh se në emër të komandanit regjional të Lindjes, përshëndet iniciativat për marrëveshje mes komunës së Kllokotit dhe asaj të Vitisë.
Marrëveshja e bashkëpunimit ndër komunal në mes të dy komunave u nënshkrua në fushat e përgjithshme si: infrastrukturë rrugore, ofrimi i shërbimeve juridike, ekonomi, bujqësi, shëndetësi, arsim, shërbimin e zjarrfikës dhe shërbime të tjera. Përndryshe dhe më parë komuna e Vitisë ju ka ofruar shërbime të shumta banorëve të komunës së Kllokotit në veçanti në fushën e emergjencave ku shpesh herë Zjarrfikësit vitias kanë bërë intervenime të shumta.
Gjithashtu u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për themelimin e Forumit të Komunitetit për Interes Publik nga kryetarët e të dyja komunave Viti-Kllokot me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë. Ky memorandum i bashkëpunimit, parasheh realizimin e projektit që ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëpunimin ndëretnik mes komunës së Vitisë dhe komunës së Kllokotit. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Shpat Balaj – Koordinator i projektit FIERC..
E ne fund, kryetari Haliti i ka ndarë një mirënjohje ambasadorit gjerman Rohde, duke e falënderuar atë dhe popullin gjerman për kontributin e dhënë ndër vite për vendin e në veçanti për Vitinë.Aziz Zuka