Viti

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti përkrahë fuqishëm formimin e Ligës shkollore të sporteve

Ardian Telaku, kryetar i Federatës së sportit shkollor të Kosovës, tha janë 6 disiplina të federatës shkollore si në shah, ping pong, volejboll, hendboll, fut sall dhe basketboll, ku përfshihen në aktivitete sportive nga 35.000 deri në 40.000 nxënës.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, sot ka pritur në një takim kryetarin e Federatës së Sportit shkollor, Ardian Telaku, përfaqësuesin e Departamentit të Sporteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fikret Shatrin dhe Agron Dubofcin. Në takim ishin edhe përfaqësues të Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike nga Komuna e Vitisë, me që rast është diskutuar për formimin e

Ligës shkollore të sportit, mbështetjen e aktiviteteve sportive shkollore, ku kryetari Haliti u shpreh i gatshëm të vazhdoj përkrahjen si deri më tani.

Po ashtu, kryetari Haliti i ka njoftuar ata me përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike, si dhe realizimin e shumë projekteve në krijim të kushteve sa më të mira të infrastrukturës sportive nëpër shkolla.

Kurse Ardian Telaku, kryetar i Federatës së sportit shkollor, tha se ky takim ka të bëjë me njohjen por edhe thellimin e bashkëpunimit me Institucionet komunale, si dhe për angazhimet e deritanishme që komuna ka dhënë në përkrahje të Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike në Viti.

Ai tha se janë 6 disiplina të federatës shkollore si në shah, ping pong, volejboll, hendboll, fut sall dhe basketboll, ku përfshihen në aktivitete sportive nga 35.000 deri në 40.000 nxënës. Edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike në Viti Milot Haziri, ka

falënderuar kryetarin e komunës për gatishmërinë dhe përkrahjen që i kanë dhënë shoqatës së pedagogëve. Ai gjithashtu përmendi edhe sukseset e nxënësve të komunës së Vitisë, të cilët kanë treguar rezultate cilësore, duke u renditur si të parët në disa disiplina sportive, gjatë vitit 2018.

Aziz Zuka

You Might Also Like