Viti

Kryetari Haliti vizitoi punimet që po zhvillohen në ndërtimin e infrastrukturës në Sadovinë të Jerlive dhe të Muhaxherëve

Kryetari Haliti, vizitoi punimet që po zhvillohën në ndërtimin e infrastrukturës në Sadovinë të Jerlive dhe të Muhagjerve

Në vazhdën e punimeve që po bëhen në rregullimin e rrugëve nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka inspektuar punimet tek rruga e varrezave në Sadovinë të Muhaxherëve e cila është duke u shtruar me zhavorr.

Ky projekt është mirëpritur nga banorët e këtushëm, me që ishte konsideruar edhe si shumë e nevojshme, pasi rruga aktuale ishte vështirë e kalueshme. Kryetari Haliti, gjithashtu ka vizituar edhe punimet në rregullimin e tribunave të fushës sportive në Sadovinë të Jerlive. Aziz Zuka

You Might Also Like