Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili tash e disa ditë është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Mason të SHBA-së, ka vazhduar takime të rëndësishme në institucionet e këtij vendi.
Ai u nderua nga përfaqësuesit e institucionet e Masonit,ku me këtë rast iu dha çertifikata e ri konfirmimit të binjakëzimit.
Kryetari Sokol Haliti, ka mbajtur edhe një fjalë rasti ku e ka çmuar lartë binjakëzimin në mes të Vitisë dhe Masonit duke i falënderuar ata për donacionet që më parë Masoni ka dhënë për Komunën e Vitisë.
Ndryshe Kryetari Haliti ditë më parë ka zhvilluar një takim me senatorin e Michigenit, z. Tom Berret dhe me komunitetin shqiptar në SHBA. Kryetari i Komunës së Vitisë, E pritet që deri në fund të qendrimit të tij në Mason Haliti të zhvilloj disa takime të tjera në komunat e ndryshme të SHBA-së.Aziz Zuka