Viti

KPF-ja në Viti diskutoi  dhe iu dha ”viza” për miratim në Kuvend Raportit  mbi pasqyrat financiare të buxhetit për periudhën Janar-Shtator 2020

Nën kryesimin e Naim Pirës, kryesues i Kuvendit komunal në Viti, është mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë e Financa/KPF/ me që rast janë shqyrtuar një sërë  pikash të rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje, të cilat me pas edhe janë aprovuar dhe proceduar për seancën e Kuvendit Komunal.

 

Paraprakisht është diskutuar nga anëtarët e KPF-së lidhur me inicijativën që doli nga kjo mbledhje për getjën e mundësive për të ndihmuar edhe familjet që janë prekur nga Viruesi KOVID-19, për cka u vendos që më konkreetishtë për këtë inicijativë të bisedohet paraprakisht  me përfaqësuesit e  grupeve të  këshilltarvë  të përfaqësuara në Kuvendin komunal

 

Ndër pikat që më së shumti u diskutua në këtë mbledhje, ishte ajo e pasqyrave financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-shtator 2020, ku lidhur me këto pasqyra financiare të buxhetit këshilltarët janë njoftuar nga Ibrahim Ramiqi, drejtor për Ekonomi dhe financa . Ndërkohë që anëtarët e KPF-së, aprovuan pikat e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të propozim rregullore për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të ankandit publik për dhënien e pronës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë, propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të Pronës Komunale NPSH “ARENA SPORT” në Kabash, pastaj nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal e kryetarit të komunës së Vitisë me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të komunës së Vitisë me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, propozim vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. Njëkohësisht u dha një informatë lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me 31.12.2019, u prezantua plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga zyra Kombëtare e Auditimit për Vitin 2019, një informatë e prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për nëntëmujorin 2020, si dhe një informatë për raportin e performances për vitin 2019 të Komunës së Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like