Në një ndeshje të barazuar e me kalkulime teknike në dhjetëminutëshin e parë, Gjilani një herë shpërtheu nga e djathta me Armend Thaqin, I cili harkoi në brendi, por pa ia dalë që të rrezikohet me seriozisht porta e Dritës.
Në minutën 42 ndodhi një situatë kontestuese kur Abazaj u përplas mbi Adilin dhe lojtarët e Gjilanit kërkuan penalti. Gjyqtari Mervan Bejtullahu u ftua nga VAR-I dhe u vërtetua se ka penalti. Aganspahiq ishte shumë I sigurt duke dërguar topin në anën e majtë e portierin Maloku në anën e majtë. Në minutën e fundit të pjesës së parë Gjilani erdhi në epërsi prej 1:0./kryelajmi.com/.