Futboll

Drita u nis për në Turqi

Kampioni në fuqi FC Drita ka marrë rrugë drejt tokës turke për të zhvilluar fazën finale të përgatitjeve për edicionin pranveror.

Gazetasheshi.com mëson se bardhekaltërit kanë aranzhuar disa duele kontrolluese me skuadra nga Azerbejxhani e Rumani, gjatë qëndrimit dy javor në Antalia të Turqisë.

“Klubi jonë FC DRITA ka udhëtuar sot për në Antalya të Turkisë.
Bardh e kaltërtit do të qëndrojnë atje për dy javë ku do ta vazhdojnë fazën e dytë përgaditore!

Me të arritur ne Antalya, klubi jonë do ti prezantojë edhe përforcimet e bëra gjatë këtij afati kalimtar!”, thuhet në kumtesën zyrtare të bardhekaltëve.

Gazetasheshi.com kishte raportuar gjithashtu edhe për përforcimet e gjilanasve të cilët ende nuk janë bërë publike.

Klajdi Burba është emri më i ri që ka ‘firmosur’ me bardhekaltërit. Futbollisti 19 vjeçar vjen nga ekipi Viking FK Stavanger nga kampionati norvegjez.

Fotografia e Drita FC
Gjithashtu Gazetasheshi.com kishte raportuar për ardhjen e ‘gardianit’ bullgar Mario Kirev, sulmuesit Festim Krasniqi dhe mbrojtësit Drin Govori, por ky i fundit është ndarë me bardhekaltërit megjithëse Shpëtim Duro kishte dhënë dritën ‘jeshile’ për ta ndalur, por mungesa e ‘garancionit’ të minutazhës ka bërë që Govori të zmbrapjes.

Në skuadër është afruar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë Përparim Osmani nga Prishtina si zëvndësues i Viktor Kukës që u huazua te Ferizaj.

Nga skuadra janë larguar gjithashtu dhe Eri Lamçja, Arbër Shala, Edenilson Bergonsi, Ervis Kaja dhe Edvan Bakaj.

Fotografia e Drita FC
/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like