Futboll

Refik Rexhepaj, shembull se si punohet me gjeneratat e reja

Klubi i Futbollit Gjilani dhe adhuruesit e tij më të flaktë Skifterët me respekt kanë folur dhe i janë mirënjohës punës që ka bërë Refik Rexhepaj, trajner futbolli.

Në një postim të tyre në faqen e klubit në facebook, ata janë shprehur se Refik Rexhepaj është një punëtor i palodhshëm dhe se angazhimi dhe motivi i tij për të punuar me të rinj po japin rezultate, që po kënaqin zemrat e Skifterëve.

“Ekipi që ka krijuar Refik Rexhepaj nuk njeh kundërshtar dhe të gjithë djemtë me të cilët punon ai po tregojnë shembull të pashoq në fushën e gjelbërt”, janë shprehur në faqen e tyre në facebook, KF Gjilani dhe Skifterët.

Ata kanë marrë si shembull futbollistin Altin Aliu, që është një nga talentët më të mëdhenj të KF Gjilani dhe me të cilin punon trajneri Refik Rexhepaj dhe i cili do të provohet në Turqi, në ekipin Galatasaray.

KF Gjilani dhe Skifterët i dëshirojnë shëndet dhe suksese të mëtejme trajnerit Refik Rexhepaj dhe i dëshirojnë suksese edhe në të ardhmen, ngase ai është shembull se si punohet me gjeneratat e reja.

You Might Also Like