Sportet me dorë

Kubanezet nuk kryejnë punë përballë vashave të Dritës

M-Technologie e përforcuar me dy kubaneze dhe një turke është mposhtur në fushë të vetë në Prishtinë nga ekipi I vashave të Dritës.

Drita që hyri në play-off nga pozita e katërt është përballë me liderin e tabelës, M-Technologie, të cilën e mposhti me rezultat 3:0.

Në setin e parë, të cilën gjilanaset e fituan me rezultat 21:25, Drita ka bërë një lojë shumë të mirë në fushë dhe falë gjuajtjeve të Prengës, Terpollarit, Kolës, Berishës e Shabanit, që u shërbyen shumë mirë nga Jaha, arritën të shkatërrojnë bllokun e mysafireve. Në shërbime e pandalshme ishte Mehmeti, që gjithnjë bënte dallimin, kurse Fjolla Hyseni në vijën e fundit amortizonte gjuajtjet e furishme të kubanezeve me përvojë.

Prishtinaset e favorizuara mendonin se Drita shpalosi krejt çka ka, por gjilanaset në setin e dytë luajtën edhe me furishëm dhe sërish fituan setin me rezultat 22 :25.

Seti I fundit ishte më I barabarti nga të gjithë dhe deri në rezultatin 23:23 gjithçka ishte I barabartë, por në fund kryetrajneri Lorik Ilazi me urtësinë e tij diti të udhëzojë lojtaret e tija, të cilat urdhrave iu përgjigjën me përpikëri dhe arritën dy pikë radhazi për të fituar setin me rezultat 23:25 dhe tërë ndeshjen me rezultat të pastër 0:3./kryelajmi.com/.

You Might Also Like