Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Halili me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, Llukman Halili

Gjilan, 13 qershor 2020 – Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe shkrimtarit të njohur shqiptar nga Kosova Lindore, Llukman Halili, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Halili. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Halili,

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit shumëvjeçar dhe shkrimtarit të njohur me prejardhje nga Kosova Lindore, Llukman Halili

Ai do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e tij të madh në fushën e gazetarisë, publicistikës e letërsisë.

Ju lutem, familje Halili, pranoni ngushëllimet më të sinqerta ju, shokët, miqtë e farefisi. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram.

You Might Also Like