Sportet me dorë

KH Drita e pandalshme

Klubi i Hendbollit Drita ka shënuar edhe një fitore, kësaj radhe në ballafaqim me Vllaznimin e Gjakovës.

Klubi bardh e kaltër që sivjet ka paraqitje shumë të mira, ka qenë më i mirë se ekipi gjakovar. Në pjesën e parë ka dominuar ekipi vendas, të cilin e mbylli me rezultat 14:10.

Në pjesëlojën e dytë, Drita e ngjalli lojën edhe më shumë dhe me aksione të shpejta dhe gjuajtje të sakta, në fund erdhën te rezultati përfundimtar 34:23.

Tashti nga 12 ndeshje të luajtura, Drita i ka arritur tetë fitore, një barazim dhe tri humbje, ka shënuar 384 gola dhe ka pësuar 337 dhe ka një goldallim prej plus 47 golave.

Në javën e ardhshme Drita e zhvillon derbin lokal me Zhegrën.

You Might Also Like