Sot është mbajtur mbledhja e VIII e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë që u kryesua nga Bekim Azizi, kryetar i Kuvendit, i cili në fjalën e tij falënderoi këshilltarët për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij mandati katërvjeçar, me që kjo seancë ishte edhe e fundit në këtë përbërje. Ai mes tjerash theksoi se gjatë këtij mandati, të gjitha vendimet e marra në kuvend kanë qenë të harmonizuara konform ligjeve në fuqi. Në rend dite u shqyrtuan dhe miratuan këto pika: Procesverbali i mbledhjes së shtatë të Kuvendit Komunal. Raporti për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi në Komunën e Vitisë për vitin 2025. Propozimi për miratimin e planit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2026. Propozimi për miratimin e planit të punës së Komiteteve për vitin 2026. Propozimi për miratimin e planit ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për komunat e rajonit të Gjilanit, të cilat përfshijnë Gjilanin, Kamenicën, Vitisë, Novobërdën, Parteshin, Kllokotin, Ranillugun, Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Hanin e Elezit, Shtërpcën dhe Kllokotin. Ndërkohë, jashtë rendit të ditës u propozua përfshirja e një pike shtesë që kishte të bënte me buxhetin komunal. Pas hedhjes në votim, kjo pikë nuk u aprovua me shumicë votash dhe nuk u fut në rend dite. Në këtë mbledhje, përveç kryesuesit Azizi, fjalë rasti patën edhe kryetarët e grupeve të këshilltarëve nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, të cilët falënderuan udhëheqjen e Kuvendit, por edhe subjektet politike për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij mandati.
Aziz Zuka