Në Pozharan të Vitisë, është rrënuar sot nga Drejtoria e Inspekcionit një objekt që gjendje brenda stadium aktual “ Ibrahim Kurteshi”. Këtë gjë e bëri me dije Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti i cili ndër tjerash shtoj se kjo drejtori është duke vazhduar me aksione për lirimin e hapësira publike.
“ Kemi vazhduar me aksione për lirimin e hapësirave publike, konkretisht në hapësirën e stadiumit të Pozharanit pasi që aty do vazhdon projekti i rivitalizimit të stadiumit. Natyrisht pas shterjes së të gjitha procedurave administrative, pra afatet, matjet gjeodezike dhe urdhëresës së dhënë uzurpatorit për të liruar hapësirën dhe të largoj gjësendet nga objekti” u shpreh drejtori Ahmeti.
Përndryshe ai bëri dije se kjo drejtori do të bëjë së shpejti edhe lirimin e hapësirës publike në afërsi të vendit, ku po ndërtohet objekti i ri Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti. Ai ftoj qytetarët që të njoftojnë këtë drejtori në rast së hasin në uzurpime të reja duke potencuar se ata të marrin masa të shpejta.Aziz Zuka