Në një ndeshje me plot oscilime, KV Drita – femrat ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të finales së play-offit nga ekipi i Skenderajt me rezultat 1:3 në sete. Loja e Dritës nuk ka qenë ajo që jemi mësuar ta shohim, ngase hiç setin e tretë kur e dominuan kundërshtarin, në setet tjera vendaset bënë shumë gabime. Dy setet e para KV Drita i humbi me 4, gjegjësisht tri pikë dallim, kurse në të tretin shënuan fitore të thelë me 12 pikë dallim dhe u mendua se sikur herëve të tjera vashat me përvojë të KV Drita do të rikthehen, por çuditërisht pikërisht në setin ku pritej që këndellja të vazhdojë, loja e Dritës ra tërësisht dhe seti fundit u humb me 11 pikë dallim, për ta çuar serinë e ndeshjeve në 1:0 për Skenderaj.
Njëjtë Drita e kishte nisur edhe gjysmëfinalen, por që më pas shënoi dy fitore radhazi, andaj besohet se trajneri me përvojë Lorik Ilazi do t’i gjejë gabimet e ndeshjes së parë, do t’a analizojë lojën e kundërshtarit dhe do t’i rikthehet fitoreve./kryelajmi.com/.
Ja statistikat e lojtareve të nxjerra nga KV Drita:
Humbje në ndeshjen e 1-rë Finale të Play-Off
- Finalja 1-rë e PLAY-OFF
Kampionati Kosovës 22/23| Finale 1
KV DRITA – KV Skenderaj 1-3
(21:25, 22:25, 25:13, 14:25)
KV DRITA
Venera KADRIU: 19 pikë
17 të fituara nga 32 sulme me 53%,
1 bllok,
1 shërbim,
27 pranime me 78% dhe
7 pikë të humbur
Megi BISLIMI: 12 pikë
8 të fituara nga 27 sulme me 30%,
1 bllok,
3 shërbim,
30 pranime me 67% dhe
4 pikë të humbura
Loresa AVDYLI: 10 pikë
8 të fituara nga 16 sulme me 50%,
1 bllok,
1 shërbim dhe
3 pikë të humbura
Vesa SHABANI: 10 pikë
5 të fituara nga 10 sulme me 50%,
3 bllok,
2 shërbim dhe
4 pikë të humbura
Melek ERBUĞA: 5 pikë
4 të fituara nga 8 sulme me 50%,
1 shërbimë dhe
2 pikë të humbura.
Aquincia STRAMBLER: 3 pikë
2 të fituara nga 11 sulme me 18%,
1 bllok dhe
4 pikë të humbura
Altuna IBRAHIMI: 1 pikë
1 shërbim.
Adelajda PRENGA:
19 pranime me 74% dhe
1 pikë të humbur.
kryelajmi.com