Shëndeti

Aurorë Osmani, drejtoreshë e DSHMS-së ka pritur përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të organizatave jo-qeveritare

Aurorë Osmani, Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në Gjilan , ka pritur sot në takime zyrtare përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të organizatave jo-qeveritare.

Drejtoresha Osmani ka thënë se këtë vit janë ndarë 40 mijë euro subvencionim për OJQ-të, të cilat kanë aplikuar në përputhje me objektivat e thirrjes publike.

Shoqata Handikos ‘Forcimi i qëndrueshmërisë së të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar’ – shuma e financimit publik 7200 euro

Inkluzioni ‘Mbështetja e fëmijëve me çreegullim të të folurit përmes qasjes gjithpërfshirëse, dhe krijimi i një ambienti të përshtatshëm për zhvillim’- shuma e financimit publik 6300 euro

Qendra e Kujdesit Ditor Pema ‘Ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psiko-sociale dhe të rehabilitimit’- shuma e financimit publik 6100 euro

Down Syndrome- Dega në Gjilan ‘Kujdesi juaj sot, garanton mirëqenien time’- shuma e financimit publik 6000 euro

SHNV ‘Shërbime specifike për të verbër’- shuma e financimit publik 4400 euro

Autizmi ‘Shërbime terapeutike me bazë në shtëpi për fëmijët me autizëm në Komunën e Gjilanit’ -shuma e financimit publik 2800 euro

OFAP ‘Ofrim të shërbimeve profesionale psikologjike dhe psiko-edukim për fëmijët dhe familjet në nevojë në Komunën e Gjilanit’ – shuma e financimit publik 2100 euro

Agro-Farm ‘Përmirësimi i kushteve të familjeve me gjendje të rëndë socio-ekonomike’- shuma e financimit publik 2100 euro

NGO Thesari ‘Kursi mësimor i gjuhës shqipe, lëndëve shkencore, shoqërore, art dhe vallëzim për fëmijët në asistencë sociale’- shuma e financimit publik 1900 euro

Qendra Edukative e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta ‘Fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuar intelektuale. Rritja e mirëqenies së tyre mendore, fizike dhe promovimi i përfshirjes sociale dhe vullnetarizmit për këtë grup të synuar’- shuma e financimit publik 1100 euro

Drejtoresha Osmani ka thënë se në vazhdimësi do të sigurohemi që kategoritë në nevojë të marrin ndihmën e merituar institucionale.

You Might Also Like