Sportet me dorë

KV Drita – Meshkujt bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Pas fitores së madhe kundër KV Tirana me rezultat 3-0 në sete, ekipi i meshkujve i KV Drita sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së.

Prekazi është simbol i qëndresës, guximit dhe lirisë së popullit Shqiptarë. Këtu u shkrua një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë, ku Adem Jashari dhe familja e tij u bënë themel i lirisë që e gëzojmë sot.

Prania jonë sot si klub sportiv nuk ishte vetëm një vizitë, por një betim respekti dhe mirënjohjeje.

Me shumë përulësi, KV Drita u përkul para veprës së pavdekshme të komandantit legjendar dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për Kosovën e lirë.

Fryma e sakrificës së tyre mbetet motivimi ynë më i madh për të luftuar fort, ndershëm dhe me krenari në çdo ndeshje dhe në çdo fushë.

You Might Also Like