Si të gjithë të rinjtë gjilanas në kohën kur populli shqiptar po fillonte të shihte pak dritë në shumë fusha të jetës, Nuri Selmani si 17- vjeçar ishte dashuruar në lojën e basketbollit për të mos iu ndalë plot 40 vite, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin e këtij sporti.
Nuri Selmani si nxënës i shkollës së gjimnazit ishte dalluar për kah gjatësia ai ishte 1,88cm dher i cili kishte një talent të madh në mesë koshave.
Duke e parë talentin e tij e ftojnë të luaj në skuadrën ,,Mlladost,, (Rinia) të Gjilanit, ku në këtë skuadër ishte vetëm një shqiptar, Mematali Bunjaku , ndërsa të tjerët ishin të nacionalitetit serb. Selmani edhe pse i ri, ai nuk u dorzua në asnjë moment, edhe pse kishte disa sfida para vete me talentin e tij në mes koshave i përballonte me lehtësi.
,,Isha nxënës i shkollës së mesme sapo kisha mbushur 17 vjet, dëshira ime ishte të lauj hendboll pasi që ishte një lojë shumë e popallirizuar në atë kohë në Gjilan, por Memetali Bunjaku më mori në basketboll dhe aty mbeta plot 40 vite për të dhënë kontribut për basketbollin gjilanas,,, kujton sot Selmani. Djaloshi shtatëgjatë e korpulent Nuri Selamani edhe pse nuk e kishte gjatësinë të jetë qendër, sipas nevojave të trajnerit ai e luajti kët rol një kohë të gjatë, ndërsa kontribut të madh dha si basketbollist i krahut.
,,Në atë kohë ka pasur shumë basketbollist cilësor, kemi luajtur me skuadra të mëdha të ish- Jugosllavisë, ishte nder të jeshë basketbollist e ta përfaqësoshë skuadrën e qytetin, në shumë raste kemi qenë të barabart bënim gara në Ligën Jugore të Serbisë, që ishte një ligë shumë e fortë, por me kalimin e kohës filluan të na bashkangjiten një plejadë e re e basketbollistve shqiptarë aty ka gjysma e viteve të 70-ta ,,, shprehet Selmani.
Pas një karriere të sukseshme të basketbollistit prej 7 vitesh dhe rrethanave të ndryshme si basketbollist aktiv përfundoi karierën e tij të basketbollistit. Ish-basketbollisti Nuri Selmani i dashuruar në basketboll dha kontribut të jashtëzakonshëm gjatë viteve të 90-ta, duke qenë një shtyllë e fortë e basketbollit gjilanas, duke ndjekur shumë seminare të basketbollit, duke kontribuuar si delegat në FBK-së, gjyqtar e në disa raste ka kryer edhe rolin e trajnerit të basketbollit.
,, Karierën e fillova në fushat e betonit , ku zhvillonim garat siqë ishin tek stadiumi i qytetit , tek fusha e APJ-së e në fushën e shkollës fillore ,,Musa Zajmi,, , organet e e pushtetit Serb na larguan nga palestra dhe prap u rikthyem të luajm në fusha të improvizuara nëpër salla të shkollave ku kushtet ishin të mjerushme, por kur ta don zemra një sport duhet të pajtohesh me shumë sakrifica për të arritur atë që synon,,, shprehet Selmani tani 70- vjeçar.
Selmani me krenari kujton ndeshjet gjatë viteve të 90 -ta në shumë qytete të Kosovës por edhe vështërist të cilat i përcollën gjatë këtyre viteve të okupimit.
,,Ishte shumë vështirë të organizosh garat gjatë këtyre viteve, shumë herë kam qenë i rrahur nga policia Serbe siç ishte në Shtime, Gjakovë , Mitrovicë , e Prizren, por nuk jam dorzuar asnjëherë përkundrazi këto rrahje e maltretime më jipnin edhe më shumë forcë. ,,Puna profesionale dhe e pa ndalshme drejt sukseseve të klubit Drita me shumë shokë arritëm që në vitin 1996-97 ta shpallim Dritën Kampion të Kosovës, duke e mposhtur Prishtinën në finale në Prishtinë ishin kohra ku natë e ditë punonim pa ndalur , të gjithë së bashku me bashkpuntorë për t’ia arrit qëllimin dhe ja dolëm për herë të parë në historikun e klubit të shpallemi kampion,, kujton Selamni Ishë qendra e aloja Nuri Selmani i cili plot 40 vite nuk u largua nga topi i basketbollit për gjendjen e tanishme të basketbollit gjilanas thekson : ,,Kjo është tmerr një klub me tradit 70- vjeçare me shumë basketbollist që kanë lënë gjurmë në basketboll në ditën e sotme KB Drita të garon në Ligën e Dytë kjo nuk do koment , ky është dhunim i basketbollit , kur sot të gjitha kushtet janë për të hecë përpara gjeneratat e reja ,,flejnë ,, e nuk ndërrmarin asgjë ,,.
Gjatë jetës së tij ish-basketbollisti Nuri Selmani kontribuoi në jetën shoqërore të qytetit duke dhënë kontribut të madhë në Fabrikën e shtypshkronjës, në Fabrikën e Baterive, në Komunën e Gjilanit ka kontribuar si drejtor i shërbimeve publike , koordinator për të Drejtat e Njeriut dhe së fundmi ishte drejtor i , Inkubatorit të Bizneseve.
Sot basketbollisti që la gjurmë në basketbollin gjilanas Nuri Selmani në moshën 70- vjeçare është i respektuar nga të gjitha shtresat e popullit gjilanas e kosovar.