Shënojmë fitore në shtëpi kundër KV Ferizaj me rezultat 3-1 në sete dhe arrijnë të marri 3 pikët që i sigurojnë pozitën e parë në tabelë dhe poziten e kampionit vjeshtorë në Superligen A të volejbollit.
Patjetër që një Falemnderim i veçantë shkon për lojtaret që kanë dhënë maksimumin nga vetja dhe ishin këta lojtarë që me shpirtin luftarak në parket na nderuan në të gjitha përballjet.
Falemnderit edhe trajnerit, Idriz Berisha që punoi me djemtë çdo ditë të javës pa kursyer asgjë nga vetja për korrje të këtij suksesi.
Falemnderit gjithashtu Presidentit, Besnik Veseli për mundin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj skuadres.
Një falenderim i veçantē shkon dhe për donatoret, për ndihmen financiare pa të cilët ky sukses deri në këtë pjesë të sezones do të ishte i pamundur. Andaj KV Drita si klub do u jetë mirënjohes dhe njëkohësishtë shumë krenarë që ju kemi afër.
Sigurisht që jemi të vetëdishëm se deri te rruga e titullit deri në fund kemi ende shumë punë, por të gjithë më të bashkuar se kurrë ne jemi shumë të etur për të sjellur trofeun në Gjilan.