LAJME

Federata e Badmintonit të Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën e Trajnerëve e organizuar nga Federata Botërore e Badmintonit

Federata e Badmintonit e Kosovës ishte në mesin e 43 shteteve që mori pjesë në Konferencën e Trajnerëve të Badmintonit e organizuar nga Federata Botërore e Badmintonit me 24 dhe 25 Gusht 2023 në Kopenhagë të Danimarkës.

Në të po marrin pjesë krerët e Federatës sonë, Lulzim Haziri, kryetar, Blerim Sylejmani, sekretar i përgjithshëm dhe Afrim Morina, anëtar i Bordit të Federatës.

Siç ka theksuar Lulzim Haziri, kryetar i FBK-së, me ftesë të veçantë, nga Presidenti i Federatës Botërore të Badmintonit delagacioni i ynë kishte nderin të shikojë finalen e Kampionatit Botëror të Badmintonit ne Kopenhagë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like