Drita 1–3 Tirana
28–26, 21–25, 21–25, 11–25
Tirana e ka nisur me fitore edicionin e ri në Grupin A, duke përmbysur Dritën pas humbjes së setit të parë.
Skuadra gjilanase fitoi me shumë luftë setin hapës 28–26, por vajzat bardheblu reaguan fuqishëm, duke marrë nën kontroll ndeshjen në tre setet e radhës.
Me lojë më të organizuar dhe efikase në fazën e sulmit, Tirana fitoi bindshëm setet 25–21, 25–21 dhe 25–11, duke siguruar tri pikët e para të sezonit.
Ndeshja u zhvillua në Pogradec, qytet që mirëpriti të gjitha takimet e xhiros së parë të këtij grupi.




