Sportet me dorë

Drita ende nuk di për fitore

Skuadra e Prizrenit ka regjistruar fitoren e radhës në Superligë, duke e mposhtur Dritën me rezultat 111-74.

Drita vetëm në çerekun e parë arriti të luftojë me Prizrenin, kurse skuadra e Prizreni pas çdo çereku e thelloi epërsinë dhe e regjistroi fitoren e radhës.

Më i miri i ndeshjes ishte Robert McCoy me 24 pikë, 15 kërcime, 6 topa të rrëmbyer dhe 2 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Ivan Koljevic me 23 pikë, 11 asistime e 6 kërcime dhe Leurit Morina me 15 pikë të tjera.

Te Drita më i dalluari ishte Isaiah Johnson. Ai kundër ish-skuadrës së tij luajti me 32 pikë e 9 kërcime.

Prizreni me dy ndeshje më pak gjendet në pozitën e katërt me 11 fitore e 5 humbje, kurse Drita vazhdon pa fitore, duke e regjistruar humbjen e 18 rresht.

You Might Also Like