Sportet me dorë

KV Drita përforcohet me bullgaren Ivelina Avramova

Pak para mbylljes së afatit kalimtarë për volejbolliste, Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka sjellë në radhët e veta bullgaren Ivelina Avramova, e cila ka bërë një karrierë të bujshme fillimisht në Bullgari e më pas edhe në Spanjë.

Avaramova do t’i bashkëngjitet kampionit të shumfishtë të Kosovës në Volejboll në kampionatin që pritet të rinis në mes të shkurtit.

Siç ka theksuar Lorik Iliazi, kryetrajner i KV Drita, falë presidentit të klubit, Kupi Shabani,

pak para përfundimit të afatit kalimtar, ai është përkujdesur që ekipi të kompletohet në mënyrën më të mirë në këtë pjesë dhe të jetë gati si asnjëherë më parë.

 

Bullgarja Ivelina AVRAMOVA është përforcimi i radhës dhe i fundit i këtij afati kalimtar i cili përfundon sot, më 31 janar.

Avramova karrierën e saj e ka nisur në Bullgari për t’a vazhduar në Spanjë. Ajo është një lojtare cilësore, e cila ka luajtur në këto ekipe spanjolle:

2015-2016 VP Madrid – Spanjë

2017-2018 Osacc Haro Rioja Vóley – Spanjë

2018-2019 Arenal Emevé – Spanjë

2019-2020 CV Grau Castelló – Spanj

2021 KV DRITA, Gjilan

 

Kryelajmi.com

You Might Also Like