Sportet me dorë

Kosova e Shqipëria përballen në Gjilan

Përfaqësuesja e Kosovës në Volejboll dhe Kombëtarja e Shqipërisë do të përballen në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet këtë të shtunë në Palestrën e Sporteve Bashkim Selishta – Petriti me fillim në ora 16.

Përfaqësuesja e Kosovës, e udhëhequr nga kryetrajneri Lorik  Ilazi ka disa ditë që është duke u  përgatitur , kurse përballje në mes të dy kombëtareve është një test i mirë si për ekipin kosovar ashtu edhe për atë shqiptar për garat që i presin në vijim.

Kush do të fitojë, elani, vullneti apo rinia e kosovareve apo përvoja e shqiptareve,  do të shihet nesër në Gjilan, po një gjë dihet se do të jetë kjo një lojë tejet interesante për gurmanët e volejbollit.

Ekipi kosovar do të paraqitet në këtë përbërje: N. Ibrahimi, B. Kadriu, Z. Kadriu, E. Bajraktari, Sh. Behramaj, A. Kryeziu, V. Kadriu, E. Geci, V. Jashari (kapitene), F. Shabani, A. Iliazi (libero), F. Deliu, R. Muja, F. Hyseni (libero).

Trajnerë të përfaqësues sonë janë: Lorik Ilazi (selektor), Yll Kadriu (trajner), Valon Zymberi (trajner), Arlind Ibrahimi (fizioterpeut).

Kombëtarja e Shqipërisë do të paraqitet me këtë ekip: Erblira Bici, Esmeralda Tuci, Amelia Gershia, Denisa Ndriollari, Maria Sade, Loana Kushi, Romina Matoshi, Sava Thaka, Ergysa Blloku, Arjola Prenga (kapitene), Seda Arapi, Madona Ulaj, Xhozafa Seifullai (libero), Sara Hasku, Arkola Rexhepi.

Trajner: Altin Martiri, ndihmëstrajner: Roland Tare.

You Might Also Like